LAJMI I FUNDIT:

“Vilnius, pika G e Europës”! Fotografia që tronditi Lituaninë

“Vilnius, pika G e Europës”! Fotografia që tronditi Lituaninë

Një fotografi dhe një titull nxitën një polemikë të nxehtë në Lituani. Bëhet fjalë për një fushatë reklamuese e promovuar nga një agjenci turistike në Vilnius, kryeqyteti i vendit.

“Vilnius, pika G në Evropë, askush nuk e di se ku është, por kur e gjen, është e mahnitshme”, thotë slogani me një foto në të cilën një vajzë shtrihet në një hartë të Evropës dhe e kap me dorën e saj Lituaninë në hartë.


Por ajo që bie në sy, është pamja, e cila duket se tregon një moment të kënaqësisë intensive seksuale.

Kisha Katolike nuk e pëlqeu faktin se trupi i gruas është përdorur në këtë mënyrë.

Përveç kësaj, billbordet shfaqen në rrugët e kryeqytetit në prag të vizitës së Papa Françeskut në shtator.

Fushata u konceptua nga Skaiste Kaurynaite, 27 vjeç dhe nga Jurgis Ramanauskas, 25 vjeç, të dy studentë në shkollën “Kopshti Atomik”, në Vilnius. Ideja, qëllimi i së cilës është qartazi për të inkurajuar turizmin, i pëlqente agjencisë në fjalë, “Go Vilnius”.

“Pak njerëz e dinë se ku është Vilniusi, por kur arrijnë ata bien në dashuri me qytetin,” shpjegoi Ramanauskas.

Ndërkohë kanë ardhur reagimet, përcjell gsh.

Kisha, me shumë ndikim në Lituani tha se vendi jep një ide të gabuar të Vilniusit.

Kryeministri Sauli Skvernelis, duke folur rreth polemikave, tha se nuk shikonte ndonjë fushatë ofenduese, por, duke iu referuar vizitës së Papës, ai pranoi se “koha është jashtëzakonisht e çuditshme, sepse flasim për një ngjarje shumë të rëndësishme për Lituaninë”.