LAJMI I FUNDIT:

Villarreali shembull se si ndërtohet ekipi me pak para – pas rikthimit të Unai Emery, klubi ofroi tre futbollistë të shkëlqyer pothuajse falas

Villarreali shembull se si ndërtohet ekipi me pak para – pas rikthimit të Unai Emery, klubi ofroi tre futbollistë të shkëlqyer pothuajse falas

Villarreal e ka nisur mirë këtë afat kalimtar, jo vetëm në rikthimin e Unai Emery në Spanjë, por edhe me mënyrën se si ata kanë ofruar disa lojtarë, që pritet të jenë kryesorë.

Presidenti i klubit, Fernando Roig, ka një nga buxhetet më të vogla në La Liga Santander, por ai me ekipin e tij vazhdimisht ka një ekip,  që është i aftë të garojë me klubet më të mëdha të Spanjës.


Duket sikur vendimet e duhura po merren në Villarreal edhe një herë, veçanërisht në mes të një krize ekonomike që po ndikon jashtëzakonisht shumë në futboll.

Takefusa Kubo kaloi si huazim te Villarreal, duke zgjedhur ‘Nëndetësen e verdhë’ edhe pse ishte një nga lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj vere.

Klubi të mërkurën prezantoi edhe marrëveshjen e dyfishtë me Dani Parejo dhe Francis Coquelin që vijnë nga rivalët e Valencias.

Këto dy transferime kanë bërë bujë të madhe dhe janë përfolur shumë, pasi që Villarreal ka paguar për të dy diku rreth 8 milionë euro.

Parejo është një mesfushor i njohur në Spanjë, pasi ka përvojë të madhe. Disa analistë ka thënë se paga e tij do të ishte problematike për Villarrealin, por klubi ka kursyer një shumë të madhe parash me largimin e emrave si Bruno, Santi Cazorla dhe Andre-Frank Zambo Anguissa.

Klubi ka marr nga Marseille plot 4 milionë euro për Alvaron, ndërsa 1 milion euro morën nga Al-Sadd për Akram Afif. Pastaj 9 milionë euro që morën nga shitja e Enes Unal në Getafe.

Villarreal ka gjetur fondet për të shpenzuar pa dobësuar skuadrën e sezonit të kaluar, pasi ka marr para nga shitja e lojtarëve që ishin në huazim.

Emery shpreson që klubi të mbetet aktiv në treg, edhe pse blerjet kryesore kanë përfunduar.

Portieri Andres Fernandez do të largohet, ndërsa klubi do të kërkojë një portier rezervë, sikurse edhe një mbrojtës dhe sulmues qendror për të shërbyer si një opsion pushimi për Gerard Moreno dhe Paco Alcacer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori