LAJMI I FUNDIT:

Villar për president të UEFA-s

Villar për president të UEFA-s

Angel Maria VIllar kërkon presidencën e UEFA-s.

66-vjeçari spanjoll aktualisht në postin e zëvendësit të Michel Platini do të presë vendimin që do të japë gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë, CAS përsa i përket francezit, për të shpallur përfundimisht kandidaturën për tu bërë numri 1 i qeverisë së futbollit evropian.


Villar i cili aktualisht mban edhe postin e presidentit të federatës spanjolle të futbollit ka si objektiv kryesor të shndërrohet në pasardhësin e Michel Platini në krye të UEFA-s.

Me shumë gjasa maksimumi që mund të përfitojë francezi në CAS, mund të jetë një ulje e dënimit prej 6 vjetësh që Platini ka marrë nga komisionet juridike të FIFA-s. Nëse ish lojtarit të Juventusit dhe përfaqësues së gjelave do t’i lihet në fuqi skualifikimi, Platini nuk do të ketë rrugë tjetër veçse të lëshojë postin e presidentit të UEFA-f pasi kështu thotë rregullorja.

Në këtë mënyrë qeveria e futbollit Evropian në muajin maj do të organizojë zgjedhjet e reja. Në këto kushte Angel Maria Villar është gati të shndërrohet në presidentin e ri të UEFA-s, pasi kandidatura e tij është thuajse e sigurt.

Ish i mesfushori i Athletic Bilbaos në vitet 70-të ka shanse të mëdha për të fituar në këtë garë. Për Villar marrja e drejtimit të UEFA-s do të ishte maksimumi për të në një post drejtuesi sidomos që ky emërim mund të vijë vetëm pak muaj pasi 66-vjeçari rrezikoi pezullimin nga gjykata e arbitrazhit sportiv në Spanjë.

Në trend Sport

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve

"Do të jem tifozi më i madh i Tottenhamit ndonjëherë" - Kai Havertz me deklaratë sensacionale pas fitores së Arsenalit ndaj Man united

Premier League
Kalo në kategori