LAJMI I FUNDIT:

Vila e mallkuar e vejushës, i ka 200 dyer që nuk çojnë askund (Foto/Video)

Vila e mallkuar e vejushës, i ka 200 dyer që nuk çojnë askund (Foto/Video)

Sarah Winchester pas vdekjes së bashkëshortit William në vitin 1881, kishte trashëguar një pasuri të madhe. Qarkullojmë thashetheme se ajo ka komunikuar me fantazma dhe se ka pasur ide bizare, në mesin e të cilave ishte edhe tregimi se shtëpia e saj është e mallkuar.

E veja kishte trashëguar 20 milionë dollarë, dhe nga ato para kishte ndërtuar një shtëpi të madhe në një hapësirë prej 65 hektarë në Santa Clara në Kaliforni, transmeton Telegrafi.


Dhe pasi që ishte e vetmuar ajo vuante nga depresioni pasi assesi nuk mund të pajtohej që kishte humbur bashkëshortin, dhe kështu vendosi që të ndërtojë një vilë luksoze që do t’ia largonte paksa dhimbjen.

Punëtorët që merreshin me ndërtimin e vilës ia plotësonin dëshirat pronares, dhe kështu u ndërtua “Shtëpia Winchester” me 300 dhoma të shpërndara në 7 kate, 13 tualete , dy salla të vallëzimit, 6 kuzhina, 47 kaminë, 2 bodrume dhe 3 ashensorë. Sarah besonte se po e ndjekin fantazmat e vrarë nga pushka e modelit “Winchester”, të cilën e kishte shpikur bashkëshorti i saj William.

Shtëpinë e kishte dizajnuar në “bashkëpunim” me fantazmat që i jepnin instruksione, dhe për këtë arsye shtëpia konsiderohet e mallkuar. Me fantazmat kishte komunikuar në “dhomën e kaltër”, brenda të cilës kishte tavolinë, karrige, dollar, lapsa dhe letra.

Ajo kishte urdhëruar që të vendosen dyert që nuk qojnë askund, me qëllim që t’i josh fantazmat, por edhe të ikë nga ata. Kështu kjo vilë ka 2 mijë dyer dhe mbi 10 mijë panele të xhamit. Disa dhoma kanë dritare që kanë pamje në dhoma tjera.

Legjenda thotë se ajo kurrë nuk ka fjetur në hapësirën e njëjtë me qëllim që fantazmat të mos i ndjekin gjurmët e saj. Ajo madje kishte ndërtuar shkallë që nuk çonin askund përveç se kulmit. Ndërsa asnjëra nga sallat e vallëzimit kurrë nuk është përdorur.

Disa vite me vonë, vila Winchester është zvogëluar nga në 4 kate dhe 160 dhoma, ndërkaq Sarah ka vdekur në vitin 1922 dhe pas vetes ka lënë një pasuri të madhe. Janë nevojitur plot javë të tëra që të pastrohet hapësira që i përkiste asaj. Në një dhomë vlera e mobileve kalonte shumën e 25 mijë dollarëve, 400 mijë dollarë të sotit.

Edhe pse nuk dihet se çfarë kishte planifikuar të bëjë me këtë vilë, në të sot kënaqen shumë turistë që organizojnë turne të veçanta. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Qiraja

Qiraja

Loja që largon fëmijët nga telefonat

Loja që largon fëmijët nga telefonat

Interesante
Bredhi 35 metërsh që do të vendoset në qytetin britanik, ka 1.800 llamba

Bredhi 35 metërsh që do të vendoset në qytetin britanik, ka 1.800 llamba

Interesante
Kalo në kategori