LAJMI I FUNDIT:

Viktima e dhunës seksuale formon shoqatë për të kërkuar drejtësi për krimet e serbëve

Viktima e dhunës seksuale formon shoqatë për të kërkuar drejtësi për krimet e serbëve

E mbijetuara e dhunës seksuale, dhe ajo që vitin e kaluar rrëfeu publikisht krimin e dhunimit seksual nga forcat serbe, Vasfije Krasniqi Goodman ka promovuar edhe shoqatën ‘Drejtësi për të Gjithë’ e cila është themeluar me iniciativë të saj.

Ajo ka bërë thirrje që të mos ketë negociata pa u kërkuar drejtësi për gjithë këto viktima.


“Tash më nuk dua të flas për rastin tim, dhe nuk e kam lehtë me përsërit. Unë dua të flas për jo drejtësinë. Nuk ka qenë lehtë, të kërkoj drejtësi si 17 vjeçare te UNMIK-u. Unë tashmë jam anëtare e KRCT-së, jam avokate jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë. Unë iu kisha lut për përkrahje për t’u arritur drejtësia. Unë për rastin tim do të shkoj në Kongresin Amerikan. Nuk duhet të ketë negociata pa pas drejtësi për krimet që janë bërë në Kosovë”, ka thënë ajo.

Krasniqi ka përmendur edhe rastin e një të dhunuare, e cila ka përjetuar dhunimin për herë të dytë nga bashkëshorti i saj, për shkak asaj që i kishte ndodhur nga forcat serbe.

Drejtori i kësaj organizate, vëllau i Vasfijes, Nafi Krasniqi tha se në këtë organizim kanë premtuar se do të jenë pjesë edhe shumë përfaqësues të institucioneve, të cilët mungonin për cka thotë se zhgënjimi po vazhdon edhe pas 20 viteve.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se përmes kësaj shoqate do të dokumentohen dhe hulumtohen krimet qe janë bërë në Kosovë.

” Ratësisht kjo ditë po shënon një datë të veçantë. Sot tri vite e kemi inauguruar edhe qendrën promovuese në Drenas. Ne sot po e përmbushim edhe një hov tjetër. Përmes një organizate që kanë synim drejtësinë për të gjithë”, ka thënë Rushiti.

Valon Murati, ekspert i çështjeve për të drejtat e njeriut tha se ndaj këtyre viktimave është bërë një krim dhe tri padrejtësi.

“Jemi duke jetuar 20 vjetorin e luftës, por ende jo me atë që ka vendosur drejtësi për viktimat e dhunës seksuale. Është një kategori e viktimave qe drejtësia po u vonohet. Një krim dhe tri lloj padrejtësish janë kryer ndaj tyre. Padrejtësitë janë bërë brenda familjeve tona, shoqëria, dhe Serbia. Me deklarimin e Vasfijes dhe kurajon e familjes, e vërteta e këtyre krimeve publikejjo vetëm në Kosovë po në tërë botën”,theksoi Murati./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori