LAJMI I FUNDIT:

Vijojnë patrullimet e shtuara të policisë, me qëllim të zbatimit dhe respektimit të masave anti-COVID

Vijojnë patrullimet e shtuara të policisë, me qëllim të zbatimit dhe respektimit të masave anti-COVID

Patrullat policore, po vijojnë të jenë shumë aktive në realizim të planeve operative me qëllim të zbatimit dhe respektimit të masave anti COVID të marra nga institucionet e vendit e të cilat po zbatohen nga policia në koordinim e bashkëpunim me institucione relevante.

“Nëpër tërë qytetet e Kosovës, në tërë territorin e vendit, gjatë tërë kohës 24/7, vërehen patrullime të shtuara policore që synim parësorë pos ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjes së pronës, e kanë edhe zbatimin e masave parandaluese ndaj pandemisë dhe respektimin e Ligjit anti COVID-19”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, 11 viktima dhe 202 raste të reja me coronavirus u raportuan të premten në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri të ditur se nga dy raste të vdekjes u regjistruan në Ferizaj, Podujevë dhe Prishtinë dhe nga një rast në Drenas, Gjakovë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Viti.

Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 2,810 mostrave.

Shifra prej 202 i bie që 7.1 për qind e njerëzve të testuar, kanë dalë pozitivë.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 646 pacientë janë shëruar nga coronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 105,188, i viktimave në 2,173 dhe i të shëruarve në 94,174.

Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 8,841.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të marsit.

Aktualisht është në pritje të vaksinave nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pasi 24,000 dozat e siguruara në fund të marsit, janë administruar, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori