Agjencia gjermane e lajmeve DPA lajmëroi se gjatë vitit të kaluar ka pasur vërejtje të njëjta, por nga qeveritë e këtyre dy vendeve është kërkuar që të intervenojnë me qëllim të zvogëlimit të numrit të azilkërkuesve nga Maqedoni dhe Serbia.

Vetëm në mars të këtij viti 190 qytetarë të Serbisë kanë kërkuar azil në Belgjikë, ndërsa një gjë të tillë e kanë bërë 86 shtetas të Maqedonisë, transmeton Zhurnal.


Me këtë problem, sipas paralajmërimeve, do të diskutohet në mbledhjen e ministrave të punëve të brendshëm të BE-së, më 9 qershor. /Telegrafi/