LAJMI I FUNDIT:

Vigenin: Maqedonia mund të merr datën edhe pa e përmbyllur tërë çështjen (Video)

Vigenin: Maqedonia mund të merr datën edhe pa e përmbyllur tërë çështjen (Video)

Ish-Shefi i Diplomacisë së Bullgarisë, Kristian Vigenin, që ka qenë edhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian (PE), thotë për “Faktor”, se nuk e përjashton mundësinë që Maqedonia të fillojë bisedimet me BE-në, edhe nëse në tërësi nuk mbyllet çështja e emrit.

Sipas tij, nëse ka marrëveshje për pikat kryesore, ndoshta nuk është patjetër të përmbyllen të gjitha detajet deri në Samitin e BE-së në qërshor.

“Mund të ketë marrëveshje, por ka edhe shumë detaje tjera. Një pjesë e tyre mund të lihen për etapën e radhës”, thotë Vigenin.

Ai thotë se bisedimet kanë etapa të njëpasnjëshme ku Greqia mund të kontrollojë njëra-tjetrën, edhe pas fillimit të bisedimeve me BE-në.

Vigenin shprehet se Greqia mund të bëjë kompromis që disa pika të lihen për më vonë, pas fillimit të bisedimeve të Maqedonisë me BE-në./Telegrafi/