LAJMI I FUNDIT:

Vidhet një veturë në Obiliq

Vidhet një veturë në Obiliq
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura nga persona të panjohur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:00 në fshatin Mazgit, në Obiliq.


Siç thuhet në raport, vetura ka qenë e parkuar në punishten e një objekti në ndërtim.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore e cila ka qenë e parkuar në punishten e një objekti që kishte qenë duke u ndërtuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/