LAJMI I FUNDIT:

Vidhet një Golf 5 në lagjen Aktash në Prishtinë

Vidhet një Golf 5 në lagjen Aktash në Prishtinë

Një veturë e tipit Volkswagen Golf 5 është vjedhur të hënën në lagjen Aktash në Prishtinë.

Siç raporton ankuesi Betim Neziraj nga Peja, vetura ka qenë e parkuar në rrugën Ukë Bytyqi, prej orës 15:00 – ndërkaq rreth orës 19:00 ka dalë prej banesës dhe nuk e ka gjetur më.


Ai ka thënë se rastin e ka lajmëruar edhe në polici, por se deri me tani nuk ka marrë ndonjë informcion.

Ankuesi ka kërkuar ndihme edhe nga qytetarët. Kushdo që e sheh veturën në foto me këtë regjistrim të lajmërojë në numrin e telefonit: 049 521 620, ose në polici./Telegrafi/