Një vjedhje ka ndodhur para pak çastesh në një artari në qendër të Gostivarit, informon Televizioni Globi, përcjellë Telegrafi Maqedoni.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia, ndërsa sipas dëshmitarëve okular, grabitjen e kanë kryer disa persona të maskuar, të cilët kanë qenë të armatosur.


Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin e autorëve.

Hetimi i rastit po vazhdon.