LAJMI I FUNDIT:

Vidhen tri vetura në një shtëpi në Gjilan

Vidhen tri vetura në një shtëpi në Gjilan
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër e komunitetit serb ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga oborri i shtëpisë së saj kanë vjedhur tri automjete të parkuara: dy Audi A-4 dhe një Passat.

Sipas viktimës, për të njëjtat nuk posedonte dokumente, pasi që i ka pronari-djali i saj me punë të përkohshme në Zvicër.


Njësitet policore janë duke hetuar rastin.