Videot e Luizit dhe Kiarës grumbullojnë 15 miliardë shikime në TikTok

Se janë një nga emrat më të diskutuar në Big Brother VIP Albania kjo tashmë nuk ka asnjë pikë dyshimi.
Bëhet fjalë për çiftin e vetëm në këtë edicion të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.
Ata vazhdojnë të komentohen në rrjete sociale, madje videot e tyre janë shpërndarë me të madhe në TikTok.

Së fundmi në Instagramin e Kiara Tito është hedhur një postim, përmes të cilit zbulohet se dyshja kanë grumbulluar 15 miliardë shikime së bashku.
Do të thotë videot e çiftit që janë shpërndarë me ‘hashtag’ të ndryshëm kanë mbledhur të tilla klikime.
“Luiz&Kiara Ejlli”, është shkruar në postimin në InstaStory.
Kiara ndëraq u rifut sërish në shtëpi bashkë me tre konkurrentë të tjerë, si ndër më të votuarit nga publiku.
Ky ‘reality show’ tanimë dihet se është shtyrë dhe do të përfundojë më 6 maj. /Telegrafi/























































