LAJMI I FUNDIT:

Videoskandali i Xhelilit, 20 vjeçarja thotë se e theu celularin e përgjimit

Videoskandali i Xhelilit, 20 vjeçarja thotë se e theu celularin e përgjimit

Gjatë ditës së djeshme, ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili nuk arriti dot të fitonte lirinë në apel. Gjatë seancës,avokati ka kërkuar lirimin e klientit, duke këmbëngulur në dyshimin e manipulimit të videos së realizuar nga kallëzuesja 20 vjeçare.

Kundër këtij qëndrimi ka qenë përfaqësuesi i Prokurorisë, sipas të cilit, organi i hetimit ka prova të mjaftueshme që provojnëdyshimin se Shukri Xhelili ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.


Referuar deklarimeve të 20 vjeçares A.A., në Prokurori, vetëm filmimi i kryer në zyrën e Shukri Xhelilit në Bashkinë e Dibrës është kryer përmes telefonit të saj personal, raporton “Panorama”.

Këtë telefon e reja pretendon ta ketë shkatërruar nga nervat, pasi kishte ruajtur videon më parë.

“Telefonin me të cilin filmova Shukri Xhelilin në zyrën e tij, pasi kam nxjerrë me USB materialin filmik, e kam hedhur nga nervat dhe është thyer dhe e kam hedhur. Ndërsa USB-në e kam dërguar tek ‘Ora Neës’. Pra, videoja e publikuar është realizuar nga ana ime”, ka deklaruar A.A, raporton Albeu