LAJMI I FUNDIT:

Videoja e Samsung Galaxy Note 20 Ultra tregon telefonin e mençur të ëndrrave tona

Videoja e Samsung Galaxy Note 20 Ultra tregon telefonin e mençur të ëndrrave tona

Samsung Galaxy Note 20 pritet të dalë në gusht të këtij viti, sigurisht nëse thashethemet janë për t’u besuar.

Dhe, nga pamjet e reja, telefoni i nivelit të lartë Samsung Galaxy Note 20, i prirur të quhet “Ultra” (duke ndjekur nomenklaturën Galaxy S20 Ultra ) është aparati që entuziastët e telefonit në të gjithë botën mezi po presin ta kenë në duart e tyre, transmeton Telegrafi.


Me një ekran të përparuar 120Hz, një procesor të shpejtë Snapdragon 865 Plus dhe sistemin e e trefishtë të kamerave, Note 20 Ultra premton të jetë një nga telefonat më të bukur të vitit.

Dhe, tani, falë kësaj video Samsung Galaxy Note 20 Ultra ne sapo kemi pamjen më të mirë të këtij telefoni të mençur që kemi pasur ndonjëherë.

Note 20 është parashikuar të ketë një Snapdragon 865 Plus, 5G, 12 GB RAM dhe 512 GB hapësirë ​​ruajtjeje. /Telegrafi/