LAJMI I FUNDIT:

Videoja më e lezetshme që do të shihni sot: Retrieveri i artë i sjell ushqim një zogu pule

Videoja më e lezetshme që do të shihni sot: Retrieveri i artë i sjell ushqim një zogu pule

Kjo video shkrin edhe zemrat më të ngurta

Qentë janë vërtet krijesa mahnitëse, siç na sigurojnë videot që shfaqen në rrjetet sociale. Janë shumë të zgjuar, të ndjeshëm, besnikë dhe plot dashuri.


Dëshmi për këtë është video e një retrieveri të artë me një kulaç buke më madh dhe një më të vogël përpara.

Fillimisht ia çon zogut të pulës kulaçin e madh, i vë putrën në krah, duke i bërë të ditur se është vetëm për të. Pastaj kthehet dhe merr një copë më të vogël për vete, transmeton Telegrafi.

Gjesti i këtij qeni i ngazëlleu të gjithë ata që e panë videon. “Shumë i lezetshëm”. “Ky është qeni më i mirë në botë”, “Është një xhentëlmen i vërtetë”, ishin disa nga komentet.

#dogsoftiktok #dog #cute #funny #pet #foryou #fyp ♬ Little Bitty Pretty One – Thurston Harris

/Telegrafi/