LAJMI I FUNDIT:

Video nga momenti i vrasjes dhe plagosjeve në ”Bon Vivant”

Video nga momenti i vrasjes dhe plagosjeve në ”Bon Vivant”

Kamerat e sigurisë tregojnë nisjen e rrahjes nga të përfshirurit në rast, rrahje kjo e cila nis me goditje me shishe prej qelqi për të vazhduar më vonë me të shtëna armësh.

Nga këto të fundit humbi jetën një person dhe u plagosën 17 të tjerë.


Në pamjet e siguruara, shihet momenti kur kamerat e sigurisë tregojnë nisjen e rrahjes nga të përfshirurit në rast, rrahje kjo e cila nis me goditje me shishe prej qelqi.

Situata vazhdon të tensionohet duke arritur edhe në të shtëna armësh.

Nga këto të fundit, një 39-vjeçar humbi jetën gjersa 17 të tjerë pësuan lëndime.

Rasti është cilësuar si  “Vrasje e rëndë në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë doli me detaje të tjera rreth incidentit.

Sipas prokurorisë, nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur shtatë persona, njëri prej të cilëve ka vdekur në QKUK. Ndërsa, 13 persona të tjerë kanë pësuar lëndime nga gërvishjet e xhamave appo gjësendve tjera.

“Më datën 04.08.2023 në orët e mbrëmjes, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është njoftuar nga ana e Policisë së Kosovës, që në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë respektivisht në lokalin ‘Bon Vivant’, ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin, prokurori i shtetit bashkë me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ka konstatuar se si pasojë e të shtënave ka persona të plagosur. Është konstatuar se nga arma e zjarrit kanë rezultuar të plagosur 7 persona, ku njëri nga ta si pasojë nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Ndërsa 13 persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo nga gjësendet tjera. Të gjithë kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.

Tutje, nga Prokuroria kanë theksuar se të gjithë të dyshuarit në këtë rast kanë të kaluar kriminale.

“Prokurori, rastin në fjalë e ka cilësuar ‘Vrasje të rëndë’ neni 173, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ neni 366 dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’ neni 187 i Kodit Penal të Kosovës. Ajo që është më rëndësi të ceket se një person gjendet në arrati, ndërsa është konstatuar se gjithë të dyshuarit kanë të kaluar kriminale”, thuhet më tej në njoftim.

Tre të dyshuarve të arrestuar u është caktuar nga një muaj paraburgim.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Ndryshe, njëri nga të dyshuarit për përfshirje në incidentin në kafiterinë e Prishtinës “Bon Vivant” mbrëmjen e së premtes mësohet të jetë i kërkuar edhe nga FBI-ja.

I njohur me pseudonimin “Duka”, Dukagjin Nikollaj kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.

Bazuar në fletëkërkimin e FBI-së, bëhet e ditur se 40-vjeçari ishte i përfshirë në trafikim të marihuanës në periudhën e viteve 2003-2007

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori