LAJMI I FUNDIT:

Video-loja Rainbow Six Siege shpall vendet e dy turneve Major të radhës

Video-loja Rainbow Six Siege shpall vendet e dy turneve Major të radhës

Ndërkohë që po zhvillohej finalja e Six Invitational, Ubisoft ka shpallur dy turnetë Major të radhës për vitin 2023.

Ubisoft njoftoi sot se Kopenhaga dhe SHBA do të jenë vendet pritëse për dy turnetë Six Major të planifikuar për sezonin konkurrues 2023.


Copenhagen Major do të mbahet në maj 2023 dhe do të jetë ngjarja e parë ndërkombëtare e Rainbow Six në vend.

Ndërkohë, Majori i muajit nëntor do të mbahet në SHBA, megjithëse qyteti ende nuk është shpallur.

Pas dy turneve Major do t’i vije radha Six Invitational 2024 që do të mbahet në Brazil për herë të parë ndonjëherë.

Kjo do të jetë ngjarja e parë në Brazil që nga viti 2018. /Telegrafi/