Anëtarja e dikurshme e grupit “Spice Girls” është shumë e shqetësuar për dridhjet e shpeshta që ndodhin në afërsi të shtëpisë së saj në Los Angeles, prandaj dëshiron që të jetë e përgatitur që të mos iu ndodhë asgjë e keqe djemve të saj.

Një burim i afërt me Victorian ka treguar se ajo është stërvitur në një simulues tërmeti, ndërsa ajo është e frikësuar për shkak të dridhjeve të shpeshta, prandaj planifikon të largohet nga L.A.