Revista "Fertility and Sterility" njofton se depresioni dhe anksioziteti janë të shpeshtë te sindroma e vezoreve policistike.
Studimet e realizuara nga shkencëtarët e Universitetit të Pennsylvanisë, kanë treguar se te femrat me sindromën policistike të vezoreve (PCOS), depresioni dhe ankthi janë të pranishëm në 35% të rasteve dhe ka predispozitë të rritjes deri në 57%.
Për këtë arsye, rekomandimet tanishme për trajtimin e PCOS, janë se përveç terapisë për mjekimin e sëmundjes kryesore, duhet të futet edhe terapia për mjekimin e çrregullimeve të shëndetit mendor, depresionit dhe anksiozitetit, si edhe çrregullimet e apetitit.
Sindroma e vezoreve policistike është forma më e shpeshtë (5% e fermave vuajnë nga kjo gjendje) e çrregullimeve hormonale te femrat në moshë reproduktive dhe është njëri nga shkaktarët kryesorë të infertilitetit, transmeton Telegrafi.
Kjo sindromë është një sëmundje metabolike që shkakton çrregullim të ciklit menstrual dhe shtim të qimeve. Kjo sëmundje ndikon në të gjithë trupin pasi shoqërohet edhe me çrregullime të metabolizmit e glukozës.
PCOS ka një spektër shenjash dhe simptomash që variojnë nga menstruacionet e çrregullta ose që vijnë shumë rrallë, obezitet dhe rritje në peshë, hirsutizëm, akne, rënie të flokëve, ankth, shenja në lëkurë dhe infertilitet.
Kjo sëmundje që haset shpesh. Nëse ajo diagnostikohet herët dhe mjekohet me kurën e përshtatshme, pacientja jo vetëm që mund të arrijë të ketë fëmijë por njëkohësisht mund të vazhdojë jetën normalisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndikon tradhtia e partnerit në balancën e pH-së vagjinale?
Tri modele flokësh bob që janë më të njohurat këtë vjeshtë
Bordo mbizotëron këtë vjeshtë dhe vishet në mënyrën më të mirë të mundshme
Thonjtë vjollcë me krom janë tendenca më e re e vjeshtës: Provoni këtë trend popullor
10 trendet që duhet t’i kesh patjetër në gardërobë këtë vjeshtë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së shpejti do të lirohen
Atilla Kardesh reagon pas daljes nga Big Brother VIP Kosova
"Ta kesh parasysh, është nënë e dy fëmijëve", mesazhi i koduar që Atilla ia la Rezartit për relacionin e tij me Drenushën
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë!
Trumpit i rritet pasuria për një miliard dollarë
Reuters raporton se çfarë pozite mund të marrë Grenell në administratën e Trumpit