LAJMI I FUNDIT:

Vetvarja e 34-vjeçarit në Qendrën e Paraburgimit Prizren, flet avokati: Gjykata mi ka refuzu të gjitha kërkesat për viktimën

Vetvarja e 34-vjeçarit në Qendrën e Paraburgimit Prizren, flet avokati: Gjykata mi ka refuzu të gjitha kërkesat për viktimën
Foto: Ilustrim

Shërbimi Korrektues ka bërë të ditur se F.I, i lindur më 1987, dyshohet se ka kryer vetvarje në dritaren e banjos së dhomës në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

Viktima ishte arrestuar më 10 shtator të këtij viti për veprën penale – grabitje.


Ai ka qenë në paraburgim që nga data 11 shtator, kur edhe i është caktuar masa nga Gjykata e Prizrenit dhe masa i është vazhduar deri më 10 dhjetor.

Telegrafi ka kontaktuar avkatin Nexhat Elshani, të cilin familja e kishte autorizuar për t’u marrë me rastin.

Vdekja e të paraburgosurit në Prizren, suspendohen zyrtarët përgjegjës
Lexo po ashtu Vdekja e të paraburgosurit në Prizren, suspendohen zyrtarët përgjegjës

Elshani ka thënë se ka çuar kërkesë disa herë që F.I., të dërgohet për ezaminim mjekësor, që të kuptohet nëse është i aftë, por sipas tij të gjitha i janë refuzuar.

Po ashtu, thekson se edhe raportet e tij mjekësore të dorëzuara për viktimën gjykata i ka hedhur poshtë.

“Kam kërkuar që të dërgohet për ekzaminim mjekësor, që të kuptohet po ashtu edhe nga psikiatri për gjendjen e tij shëndetësore nësë është i aftë, nëse jo të dërgohet për shërim. Po ashtu unë vet kam dorëzu disa raporte mjekësore, gjykata mi ka refuzu të gjitha”, u shpreh Elshani.

Tutje, tha se për këtë do të ngrit padi dhe kërkesë për dëme.

“Do të kërojmë përgjegjësi. Po ashtu do të bëjmë padi dhe kërkesë për dëme”, deklaroi Elshani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori