LAJMI I FUNDIT:

Me veturën zyrtare të Komunës së Zveçanit deshën të kalonin në Serbi

Me veturën zyrtare të Komunës së Zveçanit deshën të kalonin në Serbi

Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar dje rreth mesditës në pikën kufitare të Jarinjes dy persona, të cilët kishin tentuar të kalonin në territorin e Serbisë me veturën zyrtare pronë e Komunës së Zveçanit.

Sipas Policisë, personat nuk kishin autorizim ta përdornin veturën zyrtare jashtë shtetit të Kosovës.


Të dyshuarit nuk janë lejuar ta kalojnë kufirin me atë veturë dhe janë kthyer mbrapa.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si keqpërdorim i detyrës zyrtare.