LAJMI I FUNDIT:

Veturën klasike e shndërrojnë në elektrike – Citroen DS me vetëm një mbushje të baterisë përshkon 224 kilometra

Veturën klasike e shndërrojnë në elektrike – Citroen DS me vetëm një mbushje të baterisë përshkon 224 kilometra

Kompania Electrogenic nga Oksfordi, që është orientuar në konvertimin e veturave nga ajo klasike në elektrike, së fundmi ka prezantuar veturën plotësisht elektrike Citroen DS e njohur ndryshe si “peshkaqeni”.

Motori origjinal me 2.0 litra me benzinë dhe katër cilindra, është zëvendësuar me një motor elektrik që prodhon 120 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.


Është interesant se të gjithë klasikët e elektrizuar që kompania i ka prodhuar, motorët e tyre akoma e bartin fuqinë në të katër rrotat me ndërruesin ekzistues manual.

Citroen DS është bërë me bateri me kapacitet 48.5 kWh, për të cilin Electrogenic thotë se siguron vozitje prej rreth 225 kilometra me vetëm një mbushje.

Përveç Citroen DS, disa prej “veprave” të kompanisë nga Oksfordi përfshijnë edhe modelet tjera klasike si Triumph Staga, Morgan 4/4 dhe Jaguar E-Type. /Telegrafi/