LAJMI I FUNDIT:

Veturat më të shitura super-sportive në Evropë

Veturat më të shitura super-sportive në Evropë

Blerësit evropianë adhurojnë veturat sportive. dhe duke iu falënderuar atyre ka nisur të rritet gjithnjë e më shumë shitja e tyre.

Gjatë vitit 2016 janë shitur 10,700 vetura sportive në Evropë. Ekspertët parashohin që kjo shifër sivjet të tejkalojë 13,000 njësi të tilla.


Aktualisht vetura më e kërkuar është Ferrari 488 GTB, pasuar nga Aston Martin DB11, Audi R8, Bentley Continental GT/GTC dhe Bentley Flying Spur.

Në vendin e gjashtë renditet Aston Martin V8/V12, në të shtatin Ferrari California dhe në vendin e tetë Maserati Quattroporte, transmeton KosovaPress.