Julie Nicklin nga Lancester i Anglisë, ka zbrazur benzinë brenda veturës, përmes një kapaku që ndodhet pranë dritares në anën tjetër të rezervarit.

Masa që ishte zbrazur brenda, ka bërë që makina të përfshihet nga zjarri, në momentin që u aktivizua motori, transmeton Telegrafi.

Për më keq, shoferja ishte ende brenda dhe nga paniku humbi kontrollin, duke mos mundur të dilte.

Për fat të mirë, pranë saj ka shkuar një punëtor ndërtimi, që hapi derën dhe e tërhoqi përjashta. /Telegrafi/