LAJMI I FUNDIT:

Vetura tërësisht vetëvozitëse nga Volkswageni, në përdorim gjatë vitit 2021 (Foto)

Vetura tërësisht vetëvozitëse nga Volkswageni, në përdorim gjatë vitit 2021 (Foto)

Mathias Mueller, që është në krye të kompanisë gjermane Volkswagen, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2021 do të hyjë në përdorim modeli Sedric, që është tërësisht vetëvozitës.

Pa bërë të ditura detajet, thuhet se kjo veturë ka nivelin e pestë të vetë pilotimit, që tregon se nuk ka nevojë për shofer apo për ndonjë njeri brenda që të kryhet transporti, transmeton Telegrafi.


Sipas zyrtarëve në VW, modeli Sedric – që është për katër persona – pritet të jetë edhe e ardhmja e veturave të këtij lloji. /Telegrafi/