LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet ariun në Lapushnik të Drenasit (Foto)

Vetura godet ariun në Lapushnik të Drenasit (Foto)

Një ari është goditur nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në afërsi të fshatit Llapushnik.

Telegrafi mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 e 30, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar në njerëz.


Sipas fotografive të dërguara në redaksinë tonë, shihet  ariu i ngordhur në rrugë, ndërsa vetura e prishur në pjesën e përparme.

Njësitë e Policisë në rajonin e Drenasit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Sipas banorëve të fshatit Llapushnik, ariu është parë shpresh në atë zonë gjatë dy viteve të fundit.

Gjithashtu, banorët kanë treguar se  ariu iu kishte prishur kosheret e bletëve banorëve të zonës përreth.

Sipas tyre disa fshatra kanë qenë në dijeni për praninë e ariut në atë zonë./Telegrafi/