LAJMI I FUNDIT:

Vetura “fshin përpara” kalimtarët në Los Anxhelos, pamjet e aksidentit (Video)

Vetura “fshin përpara” kalimtarët në Los Anxhelos, pamjet e aksidentit (Video)

Një aksident i frikshëm por fatmirësisht pa pasoja të rënda ka ndodhur në Los Anxhelos.

Sikundër shihet nga pamjet një makinë ka ardhur me shpejtësi duke marrë përpara një grup kalimtarësh që po ecnin në trotuar në lagjen “West Hollywood”.


Mandej automjeti është përplasur përplas me një shtyllë elektrike.

Organet e rendit thonë se katër vetë u plagosën dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit, që për pak mund të përfundonte në një tragjedi, është bërë fakti që drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektet e alkoolit.