LAJMI I FUNDIT:

Vetura elektrike Tesla e policisë amerikane mbetet pa bateri derisa po ndiqte të dyshuarin, dikush kishte harruar ta mbushë

Vetura elektrike Tesla e policisë amerikane mbetet pa bateri derisa po ndiqte të dyshuarin, dikush kishte harruar ta mbushë

“Jam në kilometrin e tetë më Tesla dhe mund ta humb betejën çdo sekondë”, ishin këto fjalët e fundit të policit Jesse Hartman nga Freemont në San Francisco, para se të detyrohej të futet në një veturë tjetër të policisë gjatë ndjekjes së një të dyshuari në Kaliforni.

Ndjekja me vetura në autostradën 680 në afërsi të Milpitas, shfaq audio incizimin e publikuar nga mediat amerikane ku dëgjohet biseda e fundit e zyrtarit policor me bazën, duke ua bërë me dije se vetura po i ndalet për shkak se ka mbetur pa bateri, transmeton Telegrafi.

“Le të vazhdojë ndjekjen dikush tjetër”, dëgjohet ndër tjera duke thënë polici i cili po ndiqte një veturë që lëvizte me 120 milje në orë, derisa ky i ishte vënë pas me veturën zyrtare Tesla Model S prodhim i vitit 2014, që brenda pak minuta iu shpenzua bateria.

“Vetura zyrtare Tesla nuk ishte e mbushur plotësisht me energji elektrike kur kolegu ynë filloi ndërrimin. Për fat të keq një gjë e tillë po ndodh madje edhe me veturat që lëvizin me karburante, të cilat me raste i harrojnë t’i rimbushin para se ta përfundojnë ndërrimin”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Freemontit.

Kujtojmë që policia e Freemontit është pajisur me vetura elektrike në mars të këtij si pjesë e një pilot-projekti, që tashmë përfshin edhe vetura tjera si Toyota Prius dhe Ford Fusion Hybrid. /Telegrafi/