LAJMI I FUNDIT:

Vetura E-Class kapet gjatë procesit të testimit, bie në sy tavani tejet elegant (Foto)

Vetura E-Class kapet gjatë procesit të testimit, bie në sy tavani tejet elegant (Foto)

Mercedes-Benz është duke punuar për një kohë të gjatë në fshehtësi, për makinën E-Class.

Megjithëse është treguar se po investohet në këtë model, nuk është treguar kurrë ndonjë datë e lansimit apo së paku se si duket, transmeton Telegrafi.


Por, së fundmi spiunët që merret me automobilizëm, ia kanë dalë ta fotografojnë teksa po testohej.

Në shikim të parë duket si S-Class e tkurrur në të gjitha aspektet, por në përgjithësi pa dalë nga linjat që ka pasur makina gjithmonë.

Grilli nuk është aq i madh, pasi një pjesë të madhe ia kanë zënë dritat gjigante, ndërsa përfund është një rrjetë e gjerë.

Dyert janë të kamufluara dhe duket se ka shumë punë, ndërsa pjesa e pasme nuk është shumë e gjatë.

Ajo që bie në sy, është tavani shumë i rrumbullakët që është elegant, e madje siç e quajnë disa edhe shumë seksi.

Në fotografitë e postuara më poshtë, mund ta shihni modelin E-Class që pritet së shpejti të hyjë në prodhim. /Telegrafi/

vetura-e-class-kapet-gjate-procesit-te-testimit-bie-ne-sy-tavani-tejet-elegant-foto-2

vetura-e-class-kapet-gjate-procesit-te-testimit-bie-ne-sy-tavani-tejet-elegant-foto-3

vetura-e-class-kapet-gjate-procesit-te-testimit-bie-ne-sy-tavani-tejet-elegant-foto-4

vetura-e-class-kapet-gjate-procesit-te-testimit-bie-ne-sy-tavani-tejet-elegant-foto-5

vetura-e-class-kapet-gjate-procesit-te-testimit-bie-ne-sy-tavani-tejet-elegant-foto-6

vetura-e-class-kapet-gjate-procesit-te-testimit-bie-ne-sy-tavani-tejet-elegant-foto-7

vetura-e-class-kapet-gjate-procesit-te-testimit-bie-ne-sy-tavani-tejet-elegant-foto-8