LAJMI I FUNDIT:

Vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz, kush është personazhi i TikTok-ut që publikoi foton intime

Vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz, kush është personazhi i TikTok-ut që publikoi foton intime

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vdekja e Sibora Abedinit, 27-vjeçares e cila u hodh nga tarraca e pallatit ku jetonte në Kamëz.

E reja i dha fund jetës për shkak të publikimit të një foto intime të saj në rrjetin social Tik Tok.


Në lidhje me rastin u arrestua shtetasi Altin Çoku, një personazh i njohur në Tik Tok i cili është personi në foton intime me të ndjerën.

27-vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar. Ajo ishte e martuar me një shtetas nga Kosova me të cilin kishte dhe një vajzë. Problemet në çift kishin bërë që martesa të mos funksiononte dhe të kishte një krisje.

E reja vetëvritet pasi i publikuan foto intime në rrjetet sociale, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë
Lexo po ashtu E reja vetëvritet pasi i publikuan foto intime në rrjetet sociale, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Teksa çifti ishte drejt ribashkimit publikimi i fotos me Çokun bëri që 27-vjeçarja të pësonte trauma dhe të ndërmerrte aktin ekstrem.

Vetë personazhi i Tik Tok deklaronte në një video të bërë disa ditë më parë se foton nuk e kishte publikuar ai.

Ai pretendon se në momentin që Sibora i dërgoi foton, disa miqtë të tij që ishin në tavolinë me të i morën telefonin dhe kishin publikuar pa dijeninë e tij.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, deklaronte Çoku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori