LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje thotë se rastet e dhunimeve janë të shpeshta: Me raportimin bëhet shaka

Vetëvendosje thotë se rastet e dhunimeve janë të shpeshta: Me raportimin bëhet shaka

Lëvizja Vetëvendosje iu bën thirrje organeve të drejtësisë që të merren seriozisht me rastin e vajzës, e cila dyshohet se u dhunua nga një zyrtar policor në Drenas.

Në një reagim, të postuar në rrjetin social Facebook, kjo parti ka shkruar se denoncuesit e këtyre rasteve përqeshen.


“Në shoqërinë tonë hetime zhvillohen në formë aktive vetëm kur është fjala për persekutime politike. Në rastet e ngacmimit, dhunimit dhe shfrytëzimit të gruas sa më të hetueshme që janë rastet aq pa hetuar mbesin. Denoncuesit përqeshen, madje deri në pikën sa hetuesi vetë, polici, gjen hapësirën për t’u shndërruar në dhunues dhe shfrytëzues – sikur në rastin e mbrëmshëm ku u kuptua që për një vit të tërë u shfrytëzua seksualisht një e mitur 16 vjeçare nga Drenasi”, thuhet në postimin e VV-së.

Reagimi i plotë:

Në shoqërinë tonë hetime zhvillohen në formë aktive vetëm kur është fjala për persekutime politike. Në rastet e ngacmimit, dhunimit dhe shfrytëzimit të gruas sa më të hetueshme që janë rastet aq pa hetuar mbesin. Denoncuesit përqeshen, madje deri në pikën sa hetuesi vetë, polici, gjen hapësirën për t’u shndërruar në dhunues dhe shfrytëzues – sikur në rastin e mbrëmshëm ku u kuptua që për një vit të tërë u shfrytëzua seksualisht një e mitur 16 vjeçare nga Drenasi

Për çfarë shteti mund të flasim, kur policët që zënë me drogë djalin e Shefit të AKI-së suspendohen, ndërsa policët që dhunojnë dhe shfrytëzojnë seksualisht të miturën dekorohen? Iu bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të merren seriozisht me rastin në mënyrë që kjo tragjedi mos ndiqet nga skandali i lirimit të dhunuesit në fjalë, siç edhe ndodh zakonisht. Rastet e tilla janë të shpeshta, ku me raportimin bëhet shaka. Kjo gjendje është e patolerueshme më. Përçmimi që institucionet shtetërore i bëjnë rasteve të raportuara të dhunimit është po aq i rëndë sa vetë dhunimi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet protestën e ditës së nesërme në ora 12:00 para stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë dhe marshin protestues në Drenas para policisë ditën e premte në ora 12:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori