LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje thotë se Qeveria Haradinaj po tenton të shkatërrojë Telekomin

Vetëvendosje thotë se Qeveria Haradinaj po tenton të shkatërrojë Telekomin

Moszbatimi i dymbëdhjetë pikave të rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës, tash e gjashtë muaj për ndërmarrjet publike të Telekomit dhe Postës së Kosovës, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje të kërkoi që sa më parë, në mënyrë urgjente, kryeministri Ramush Haradinaj të merr vendim që të gjitha ato pika të zbatohen nga qeveria e tij.

Eksperti i telekomunikacionit nga kjo parti, Fatban Bunjaku ka thënë se moszbatimi i rezolutës po dëshmon se kryeministri ka plan që të kap gjitha bordet publike.

Sipas tij, kërkesat e kësaj rezolute janë obligim për qeverinë dhe duhet zbatuar.

“Qeveria Haradinaj edhe një herë dëshmoj se më shumë se një vit ka plan për të kapur bordet e ndërmarrjeve kryesore publike, apo agjencive që menaxhojnë me asketet e vendit. U emëruan dhjetëra anëtarë bordesh pa kompentecë profesionale, me kriterin partiak sipas partive të koalicionit. U dëshmua pa aftësia e tyre, por dhe vrulli i tyre për keqpërdorime. Bordet e AKP-së, KEK-ut, Trepçës bartin të njëjtat probleme në thelb me atë të bordeve drejtues të telekomit, por dhe të ndërmarrjes Postat e Kosovës. Sot bëhen gjashtë muaj nga miratimi i rezolutës në Kuvendin e Republikës për Telekomin dhe Postën. Kërkesat e kësaj rezolute obligim për qeverinë, kryeministrin ende nuk janë zbatuar”, tha ai.

Më pas, përfaqësuesi i VV-së, u shpreh se qeveria po e përdor Telekomin vetëm për të punësuar militantë partiak.

Ai bëri të ditur se janë emëruar dhjetëra anëtarë të bordeve të gjithë me kritere partiake, ndërsa shtoi se në bazë të kësaj u dëshmua paaftësia e tyre, por dhe vrulli për keqpërdorime.

“Qeveria ka populluar dhe i ka qarkulluar në bord dhe në pozita menaxheriale, individë nga kontingjenti i militantëve, sipas ndarjes aktuale të pushtetit. E vuri në krye të telekomit, Gent Begollit, i cili në fillim thoshte se kishte plane të mëdha dhe papritmas jepi dorëheqje, për t’u zëvendësuar me zotëri Trim Musliun dhe më pas me zotëri Bedri Istrefin. Pastaj kryeministri në një intervistë për një media elektronike tha se për telekomin nuk ka shpresë. Ndërkohë, pagesat për kompanitë e lidhura me pushtetin nuk ndaleshin, ndërkohë degradimi i qëllimshëm i cilësisë së shërbimit nuk ndalej”, deklaroi Bunjaku.

Kurse, eksperti tjetër i kësaj partie, Salem Lepaja tha se rezoluta e miratuar në kuvend po e heshtë qeverinë, derisa marrëveshja abuzive, siç e cilëson ai po vazhdon, duke plaçkitur Kosovën në mënyrë të pa mëshirshme.

“Rezoluta heshtet nga kryeministri dhe qeveria, derisa marrëveshja abuzive në mes të Telekomit të Kosovës dhe të kompanisë Dardafon.net, përkatësisht Z’mobile vazhdon. Pra vazhdon plaçkitja e Telekomit të Kosovës në mënyrë të pa mëshirshme…krejt çka është dashur kryeministri është që të urdhëroi ministrit e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka të ndërprej këtë kontratë” , deklaroi ai.

Ai theksoi se kryeministri nuk ka pasur vullnet për të zbatuar këtë kontratë, sepse i ka pasur gjitha mundësitë përmes ish drejtorit partiak të tij por nuk ka dashur të cenoi interesat e veta ekonomike.

Kurse, kishte një kërkesë për institucionet e drejtësisë, përkatësisht Prokurorinë e Shtetit që të hetoi në mënyrë të detajuar gjithë kontratën me Z’mobile.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori