LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje shpreson tek Gjykata e Apelit për rastin e aktivistëve të saj

Vetëvendosje shpreson tek Gjykata e Apelit për rastin e aktivistëve të saj

Gjykata Themelore e Prishtinës i shpalli sot fajtorë katër aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin ndaj kuvendit. Ata u dënuan në total me 21 vjet e 6 muaj burg.

Frashër Krasniqi me 8 vjet, Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burgim.

Për këtë vendim deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, thotë se do të ankohen në Gjykatën e Apelit.

“Vetëvendosja do t’i drejtohet edhe Gjykatës së Apelit”, ka thënë Konjufca në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Apeli e merr parasysh vlefshmërinë e provave – besoj se Apeli do ta rrëzojë këtë vendim skandaloz dhe të pa mbështetur në asnjë provë. Jam i bindur që Apeli nuk do ta gjejë  asnjë provë që lidhet më rastin”, tha ai.

Konjufca ka thënë se ky vendim është i qëllimshëm.

“Pse vetëm dy ditë para balotazhit, normalisht që të dëmtohet Vetëvendosja. Por do të dalim edhe më e fort pas këtyre rasteve, sepse jemi mësuar me burgosje, vrasje dhe persekutim. Ky pushtet që është i mbështetur në krim dhe korrupsion e lufton Lëvizjen Vetëvendosje për ta shkatërruar”, tha ai.

Konjufca, ka akuzuar kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafën dhe kryeparlamentarin e atëhershëm Kadri Veselin se e kishin shpikur dhe montuar një rast për ta goditur Lëvizjen Vetëvendosje.

Konjuca këto i tha pas vendimit të Gjykatës Themelore për t’i dënuar katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin në Kuvend.

”Mendoj që nuk duhet ta harrojmë kurrë kontekstin”, tha Konjufca, duke shtuar se “konteksti ishin protestat e mëdha gjithë popullore ku opozita u bë bashkë me popullin kundër asociacionit dhe demarkacionit”.

Sipas Konjufcës, kjo është në zhargonin e boksit “një goditje nën brez”, apo e paligjshme.

“Kjo është për ta hequr qafe Lëvizjen Vetëvendosje nga skena politike”, tha ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori