LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Nuk do ta lejojmë varrosjen e Lepencit

Vetëvendosje: Nuk do ta lejojmë varrosjen e Lepencit

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti bashkë me zyrtarë tjerë të partisë kanë vizatuar sot fshatin Biti e Poshtme.

Me qytetarët ka biseduar për lumin Lepenc dhe rrezikun që mund të shkaktojë shkatërrimi i tij.


Sipas VV, nëse varroset lumi, banorët do të detyrohen të shpërngulen meqenëse nuk do të mund t’i kultivojnë më mjedrat, janë në pyetje 220 hektarë.

“Në Shtërpcë duan ta varrosin lumin Lepenc duke e futur në gyp. Sepse privatët duan të ndërtojnë hidrocentrale të cilat sjellin fare pak punësim dhe energji ndërkohë që shkaktojnë dëm të madh mjedisor.

Shqiptarët dhe serbët që banojnë në fshatin Biti e Poshtme janë bërë bashkë për rezistencë. Disa prej tyre janë arrestuar nga Njësia speciale e policisë së Kosovës. Ndërkohë pushteti lokal dhe Komuna nuk është në mbrojtje të banorëve dhe interesave të tyre. Ndërtimet e egra po e dëmtojnë turizmin. Projekte të përqendruara vetëm te përfitimi i kompanive private, si hidrocentrali mbi Lepenc, shkatërrojnë mjedisin dhe dëmtojnë rëndë ekonominë e banorëve, bujqësinë, blegtorinë e turizmin.

Ata thanë që nëse varroset lumi do të detyrohen të shpërngulen meqenëse nuk do të mund t’i kultivojnë më mjedrat.

Shtërpca është vend i turizmit dhe bujqësisë, jo i energjisë. Janë në pyetje 220 hektarë mjedra! Shqiptarët dhe serbët në Biti të Poshtme thanë se nuk do ta lejojnë futjen e Lepencit në gyp, ndërsa kryetari Kurti tha se këtë çështje Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Grupi i saj Parlamentar do ta ngrejë në të gjitha institucionet”, thuhet në njoftimin e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori