Lëvizja Vetëvendosje thotë se administrimi i procesit të hetimit, deklaratat publike kundërthënëse të policisë, rrjedhja e të dhënave, kontradiktat shkencore në shkaqet e vdekjes, përgjithësisht angazhimi i hetuesisë në propagandë publike më shumë se sa në hetime serioze, e kanë bërë procesin e hetimit të vdekjes së Astrit Deharit absolutisht të pabesueshëm dhe të dyshimtë.
Reagimi i Vetëvendosjes vjen pas deklaratës së lëshuar nga ELUEX-i për shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit. Edhe EULEX, sikurse Prokuroria e Kosovës, ka njoftuar se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje, transmeton Telegrafi.
Lexojeni të plotë reagimin e Vetëvendosjes:
Administrimi i procesit të hetimit, deklaratat publike kundërthënëse të policisë, rrjedhja e të dhënave, kontradiktat shkencore në shkaqet e vdekjes, përgjithësisht angazhimi i hetuesisë në propagandë publike më shumë se sa në hetime serioze, e kanë bërë procesin e hetimit të vdekjes së Astrit Deharit absolutisht të pabesueshëm dhe të dyshimtë. Dhe pikërisht në këtë moment në skenë del EULEX-i për të na bindur se hetimet qenkan kryer sipas standardeve dhe se qenkan të besueshme. Pas të gjitha atyre shkeljeve edhe procedurale, e etike, dhe pas përfshierjes së drejtpërdrejt të njerëzve të lidhur me Klanin Pronto në këto hetime, ato jo që nuk janë kredibile, por më shumë ngrisin dyshime për synim të fshehjes së të vërtetës se sa zbardhje të saj.
EULEX-i as nuk është i pavarur e as i paanshëm. Gjatë kohës sa shërbejnë në Kosovë EULEX ka qenë subjekt i skandaleve të shumta dhe dyshimeve të mëdha për interve nime gjyqësore me qëllime politike e deri te skandalet e shumta të korrupsionit. Edhe këto EULEX-i kishte thënë që i kanë hetuar. Dhe nuk kanë gjetur asgjë. Mu sikur në këtë rastin e fundit të monitorimit të hetimeve të prokurorisë për vdekjen e Astritit.
Si u bë që EULEX-i nuk gjeti as shkeljen më të vogël në këtë proces hetimi? Nuk japin kurrfarë shpjegimi për ngarendjen e Sylë Hoxhës për ta cilësuar rastin si vetëvrasje 1 orë pas raportit të autopsisë i cili përkundër kontradiktave të mëdha shkencore, nuk e sjellë një përfundim të tillë. EULEX-i nuk e shpjegon se pse kemi kaq shumë deklarime zyrtare që e përjashtojnë njëra tjetrën prej policisë e cila tha që vdekja kishte ardhur si rezultat i konsumimit të mbidozuar të medikamenteve, e deri te deklaratat që Astriti ka vdekur rrugës, ose se ai ka pasur puls dhe frymëmarrje normale në momentin kur është gjetur në qeli, që kanë ardhë nga persona të ndryshëm përgjegjës brenda Shërbimit korrektues.
EULEX-i nuk mund të sigurojë hetime të pavarura. As nuk e ka kredibilitetin minimal për të qenë të përfshirë në një rast të tillë. Kjo komunikatë fatkeqësisht shihet vetëm si vazhdimësi e luftës propagandistike për ta mbështetur konstatimin e Sylë Hoxhës me pronto eprorët e tij.
Qytetarët e Kosovës sot duan ta dijnë të vërtetën për vdekjen e Astritit. Dhe, në lidhje me këtë, ta diskutojnë karakterin e shtetit që i vdesin njerëzit në burg dhe që nuk merr asnjë përgjegjësi. Jo të dëgjojnë propagandëagjitative në gjuhë të ndryshme. Pavarësisht gjuhën në të cilën flitet, pra shqip ose anglisht në këtë rast, kjo propagandë synon ta fsheh të vërtetën, dhe asgjë tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Krzhalovski: Debati për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Mbeturinat vazhdojnë të mbesin problem i madh për Prishtinën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë