Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz po aq sa ishte vendimi i Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave. Këto janë deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave për zyrtarët e Qeverisë.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci thotë se me votimin pro kanë shkelur nenin 424 të kodit penal, i cili paraqet konflikt interesi.
E për këtë, Nagavci thotë se do të bëjnë kallëzim penal ndaj Qeverisë në tërësi, duke përfshirë edhe ministrat që e kanë votuar një ligj të tillë.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz sa vetë vendimi i Qeverisë Haradinaj. Përveç shkeljeve kushtetuese duke qenë se me marrjen e këtij mendimi Kryeministri Haradinaj dhe të gjithë ministrat që kanë votuar pro kanë shkelur nenin 424 të Kodit Penal duke votuar për një çështje që paraqet konflikt interesi atëherë ne do ta procedojmë këtë duke bërë një kallëzim penal për Kryeministrin Haradinaj dhe të gjithë ministrat që kanë votuar pro”, tha Nagavci për Tribuna Channel.
Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu thotë se mendimi mospajtues i dy gjyqtarëve në Kushtetuese, është më i arsyeshëm dhe më i qartë se sa aktgjykimi i shumicës.
Por Sejdiu thotë se mendimi ndryshe i Agjencisë Anti Korrupsion potencialisht mund të bëjë edhe kallëzim penal.
“Në aspekt kushtetues është dhënë ky vlerësim mirëpo qëndron edhe aspekti ligjor ku e kemi një mendim të AKK’së i cili e ka cilësu këtë vendim si konflikt interesi dhe zbatimi i këtij vendimi nga ana e Qeverisë natyrisht do të implikonte veprime të mëtutjeshme nga ana e Agjencisë, potencialisht me bo edhe kallëzim penal ndaj atyre që edhe kanë votu edhe e zbatojnë”, thotë Sejdiu.
Në anën tjetër këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, thotë se është e drejtë e opozitës që të bëjnë kallëzim penal në lidhje me vendimin për rritje të pagave.
Gjykata Kushtetuese konstatoi se nuk ka shkelje me vendimin e Qeverisë për rritje të pagave për kabinetin qeveritar, ku paga e Kryeministrit do të jetë 2950 euro.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën