LAJMI I FUNDIT:

Veterineri: Dy mënyra më të mira për të mbajtur macet – ato i adhurojnë

Veterineri: Dy mënyra më të mira për të mbajtur macet – ato i adhurojnë

Kjo video e dobishme ju mëson të gjitha hilet se si t’i trajtoni macet në mënyrë profesionale

Videon e ka xhiruar dr. Uri Burstyn, veterinar nga Vankuveri. Ai i ka ndarë disa këshilla të thjeshta dhe të dobishme për atë se si të veproni me macet që të ndihen rehat dhe të mos ju gërvishtin, transmeton Telegrafi.


– Kur t’i afroheni maces, prezantohuni mirë. Lejoni maces që t’ju nuhatë dorën. Shikoni që unë po i mbaj gishtat pak të lakuar, pra nëse macja vërtet nuk e do shoqërinë time, nuk mund të më kafshojë – shpjegon dr. Burstyn.

Për mënyrën e parë propozon teknikën të cilën e ka quajtur “me veshjen e futbollit”.

Kjo teknikë do të thotë që të merrni macen dhe ta mbani pranë trupit tuaj, me kokën nën duar. Me njërën dorë mbajani trupin, ndërsa tjetrën mbështetni vithet. Macet ndihen më të sigurta nëse i mbani fort dhe në atë pozicion nuk mund t’ju gërvishtin, thotë dr. Burstyn.

Te teknika e dytë macen mbajeni afër trupit në atë mënyrë që dora juaj të jetë nën vithet e saj, ndërkaq dorën tjetër mbështeteni në putrat e para.

Burstyn thotë se këto janë mënyra më e mirë për ta mbajtur macen të qetë, shkruan IFLScience. /Telegrafi/