LAJMI I FUNDIT:

Veterinerët zbulojnë: Cilat janë pikat e dobëta të racave të ndryshme të qenve

Veterinerët zbulojnë: Cilat janë pikat e dobëta të racave të ndryshme të qenve

Keni marrë një kanakar me gëzof, por më parë ju do të dëshironi të mendoni për problemet e mundshme që janë karakteristike për raca të caktuara

Nëse një qen do të ketë një problem shëndetësor në një moment apo jo, varet nga shumë faktorë, të tillë si ushqimi, kujdesi, gjenet, por megjithatë ne mund të veçojmë përafërsisht pikat e dobëta për racat e caktuara, transmeton Telegrafi.

Veshët janë pikë e dobët e Cockerit

Për shkak të pozicionit të lobit të laprës së veshit, cockerët vuajnë nga infeksionet e veshit më shpesh sesa racat e tjera. Prandaj te kjo race është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje higjienës së veshit.

Ku duhet t’i kushtojmë vëmendje racave të tjera?

Terrierët maltezë dhe Yorkshire, për shkak të temperamentit dhe specifikave metabolike, vuajnë nga gastriti më shpesh, kështu që duhet të zgjidhni ushqimin që do të jetë më i lehtë për t’u tretur, ushqimin më të mirë për qentë me stomak të ndjeshëm.

Mops ka probleme me frymëmarrjen

Probleme të mundshme kanë këta qenë me formë të veçantë të kokës dhe feçkë të shkurtër, gjithashtu rrugët e frymëmarrjes i kanë të sheshta. Këtu bëjnë pjesë, për shembull, mopsi, bulldogu francez dhe ai anglez dhe boksieri gjerman.

Ata janë më të prirë ndaj sëmundjeve të traktit të sipërm respirator, dhe në pleqëri ndaj sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive. Fatkeqësisht, nuk ka zgjidhje praktike.

Dalmatët të prirë për epilepsi

Dalmatëve, epilepsitë u ndodhin më shpesh sesa racave të tjera, dhe këtu është e nevojshme të vlerësohet rreziku gjenetik kur zgjedh një kanakar shtëpiak.

Pastaj, te disa rojtarë delesh gjermanë dhe te labradorët, në disa linja ekziston prirja gjenetike për dysplasi të kërdhokullave dhe e njëjta gjë vlen edhe për ata kur zgjedhin një pronar.

Racat e vogla nuk janë një aksesor

Pronarët e pakujdesshëm ndonjëherë mund të jenë shkaktarë të problemeve më serioze shëndetësore për kafshët e tyre.

Gjithnjë e më shpesh, ne mund të shohim se racat e vogla siç janë pomeranianët, pudlat e apo chihuahuas përdoren si pajisje shtesë dhe “shëtisin” nga pronarët duke i mbajtur në duar ose në restorante dhe kafene duke i mbajtur në kolltukë ose në prehër.

Te qentë e tillë, për shkak të aktivitetit të pamjaftueshëm fizik, shpesh shfaqen probleme me zemrën.

Racat e vogla duhet t’i nxirrni në shëtitje si edhe të gjithë qentë e tjerë.

Disa sëmundje janë karakteristike për të gjitha kafshët shtëpiake, ndonëse për shkak të neglizhencës së pronarit.

Gastriti, sëmundjet e veshkave, pankreatiti dhe diabeti më shpesh ose shkaktohen ose përshpejtohen nga ushqimi i keq ose dhënia e ushqimit nga tavolina, gjë që duhet shmangur. Dhimbjet e fytit mund të përkeqësohen duke u dhënë ushqim ose ujë nga frigoriferi, të cilat gjithashtu duhet të shmangen.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Kalo në kategori