LAJMI I FUNDIT:

Veterinerët kërkojnë të ulet tatimi për ilaçet në Maqedoni

Veterinerët kërkojnë të ulet tatimi për ilaçet në Maqedoni

Një ndër çështjet që në mjekësinë veterinere konsiderohet si problematikë e theksuar dhe që po kërkon zgjidhje të shpejtë është çështja e tatimit të vlerës së shtuar tek barërat. Tatimi “hë për hë” është shumë i lartë, andaj veterinerët kërkojnë që i njëjti të jetë më i ulët, sepse ndikon keq në punën dhe veprimtarinë e tyre.

Nga Oda e Veterinërëve të Maqedonisë pas konsultimeve të shumta me ekspertë financiarë kanë dale me kërkesë drejtuar ministrisë së Financave, që të ulë vlerën e tatimit nga 18% në 5%. Madje kjo zbritje e përqindjes sipas Odës nuk dëmton buxhetin e shtetit, por vetëm ndikon pozitivisht në punën e veterinerëve.


”Tatimi 18 % tek ilaçet vështirëson mbijetesën e shumë kolegëve tanë të cilët punojnë në terren. Gjithashtu kjo ndikon në xhepin edhe të klientëve të cilët paguajnë me tepër, prandaj kërkojmë ulje të tatimit nga 18 ne 5 %. Është bërë edhe analizë me ekspertë ekonomik, dhe po del që kjo ulje nuk dëmton aspak arkën e shtetit”, tha Tomisllav Nikollovski, kryetar i Odës së Veterinerëve.

Ulja e tatimit madje pritet që të jep rezultate në vetë punën nëpër ambulancat e veterinës, sepse të njëjtat do të jenë më të furnizuara me ilaçe të nevojshme. Kjo do të ndalonte gjithashtu edhe shitjen ilegale të ilaçeve në treg, që konsiderohet si të rrezikshme për ti konsumuar nga kafshët, për arsye se mund të shkaktojnë karrencë tek mishi dhe qumështi, shprehen nga Oda e Veterinerëve të Maqedonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori