LAJMI I FUNDIT:

Veterinari thotë se vrasja e ariut në Prizren nuk është zgjidhje, përmend disa metoda se si mund të ndalet

Veterinari thotë se vrasja e ariut në Prizren nuk është zgjidhje, përmend disa metoda se si mund të ndalet

Veterinari, Bujar Zeqiri, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka folur rreth ariut ‘problematik’, i cili ka ngrënë 38 dele në Prizren dhe rreth vendimit të Agjencionit të Pyjeve që ky ari të vritet.

Zeqiri tha se është kundër vendimit të Agjencionit të Pyjeve, për vrasjen e ariut.


“Vrasja as që duhet me ardhë në konsideratë, sepse ka zgjidhje më të mira dhe nëse nuk janë kushtet tani duhet të krijohen dhe të bëhet një zgjidhje më e mirë. Në Kosovë nuk ka më shumë se tri katër arusha, dhe nëse vritet një, ne humbim pasuri të madhe. Në bjeshkët e Deçanit, Sharrit, e një pjesë të Suharekës sillen këto arusha”, potencoi ai për Telegrafin.

Zeqiri tha se vrasja e ariut nuk është zgjidhje dhe përmendi disa metoda se si mund të ndalohet ariu i cili po shkakton probleme në qytetin e Prizrenit.

Filmohet ariu duke vrapuar në rrugët e një fshati në Prizren (Video)
Lexo po ashtu Filmohet ariu duke vrapuar në rrugët e një fshati në Prizren (Video)

“Mundet të ndalohet me kurth, me anestezion, por vrasja nuk është zgjidhje, sepse është numri i vogël i shtazëve të egra në Kosovë, është diçka jo humane dhe jo etike. Edhe me ligj është e ndaluar kjo punë. Nëse e vrasin do të thotë po dalin në kundër ligjit. Ariu mund të sistemohet për një kohë deri sa të i gjendet një vend më i madh, ai shtoi se kafshët e egra duhet të mirëmbahen”, tha mes tjerash Zeqiri.

Në fund, veterinari tha se në vendet ku qëndrojnë kafshët e egra mund të vendosen kamera për të përcjellë gjendjen e tyre.

Ai tha se këto kafshë lëshohen në qendrat urbane vetëm atëherë kur nuk kanë ushqim.

Ariu në Prizren, për disa herë radhazi ka zbritur në fshatin Pousk të Prizrenit, duke iu shkaktuar dëme të ndryshme banorëve të fshatit.

Ndryshe vendimi i Agjencionit të Pyjeve për vrasjen e ariut ka ngjallur reagime të shumta.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë (AMMK) ka thënë  ariu është kafshë në mbrojtje të ligjit të natyrës, dhe se do të paditet çdo institucion i cili vret një kafshë të mbrojtur nga ligji.

Gjithashtu edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka apeluar që të mos vritet Ariu i Murrmë i Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori