LAJMI I FUNDIT:

Veterani i UÇK-së dënohet me kusht për falsifikim të dokumentit sa punonte si roje pylli

Veterani i UÇK-së dënohet me kusht për falsifikim të dokumentit sa punonte si roje pylli

Ish-roja e pyllit në Komunën e Podujevës, Murat Fetahu, i akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar, pas pranimit të fajësisë, është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht.

Por, dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk nuk kryen vepër penale brenda një viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Ndërsa, i akuzuari është liruar nga shpenzimet procedurale dhe paushalli gjyqësor.

Në seancën e së premtes, pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Arian Gashi, i akuzuari Fetahu është deklaruar i fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet.“Jam fajtor, jam i penduar shumë për aktin e bërë, ndihem shumë keq për veprimet e ndërmarra. Nuk mund ta përshkruaj gabimin tim që e kam bërë”, ka deklaruar Fetahu.

Mbrojtësi i tij, avokati Hoti kërkoi që të aprovohet pranimi i fajësisë nga i mbrojturi i tij, pasi sipas avokatit, i njëjti e kishte kryer veprën penale por pa qenë në dijeni se këto veprime mund ti shkaktonin pasoja juridike.

Ai kërkoi që gjykata që me rastin e shqiptimit të dënimit, të këtë parasysh pranimin e fajësisë si rrethanë lehtësuese, gjendjen e dobët ekonomike, ku sipas avokatit, i akuzuari nuk kishte të ardhura përpos pagës së veteranit të UÇK-së, nuk kishte qenë më parë i dënuar, si dhe ishte penduar për kryerjen e veprës penale.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e kundërshtoi as prokurori Gashi, dhe i njëjti i propozoi gjykatës që t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese në rastin e marrjes së vendimit.Pas këtyre deklarimeve, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj aprovoi pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit Fetahu, pasi sipas saj i pandehuri ishte njoftuar me natyrën e veprës penale dhe se pranimin e fajësisë e kishte bërë në mënyrë vullnetare pa presion nga askush.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28 maj 2018, kishte ngritur aktakuzë ndaj Murat Fetahut me pretendimin se i njëjti ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit zyrtar” nga nenin 434 i KPRK-së.

Fetahu thuhet se më 1 nëntor 2016, në cilësinë e rojës së pyllit në autoritetin pyjor të Komunës së Podujevës, në fletën përcjellëse për transport të druve si dokument zyrtar kishte shënuar të dhëna të rrejshme.

Sipas aktakuzës, kopjet fletë përcjellëse nuk ishin përputhur me njëra tjetrën pasi që shënimet në kopjen për palën transportuese me shënimet e bllokut kishin dallime.

Në bazë të kësaj, thuhet se në kopjen e transportuesit figuronte numri 13, kurse në kopjen e bllokut numri 3, ndërsa në kopjen e bllokut ishte shtuar numri 1, duke bërë kështu që kopjet të mos ishin identike.

Aktakuza tutje thotë se edhe shenja barazim ishte e vendosur në kopjen e transportuesit, kurse në kopjen e bllokut mungonte, duke konsideruar se me këtë Fetahu ka kryer veprën penale të përmendur në fjalë.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori