Veteranët protestojnë kundër vizitës së Ekaterina Trendafilovas, hedhin tymues

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot në një konferencë për media theksuan kundërshtimin e tyre për vizitën e kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Ata protestuan kundër vizitës së Trendafilovas, ndërsa një numër i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ishin të pranishëm.
Njësia Speciale gjatë kësaj proteste kishte blinduar hyrjen ku është paralajmëruar takimi i Trendafilovas, ndërsa protestuesit brohoritnin "UÇK", UÇK.
Protestuesit kanë hedhur edhe tymues.
Ndryshe, pas kësaj proteste është anuluar konferenca e kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në Prishtinë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































