LAJMI I FUNDIT:

Veteranët mbështesin protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale

Veteranët mbështesin protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale

Faton Klinaku nga OVL “UÇK”, ka bërë të ditur se organizatat e dala nga lufta do të mbështesin protestën e PSD-së kundër Gjykatës Speciale. Në një konferencë për medie, kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, kishte thënë se kjo protestë është e domosdoshme, pasi sipas tij, “në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia”.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka falënderuar Faton Klinakun dhe të tjerët nga OVL “UÇK” pas mbështetjes së këtyre të fundit për protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka shkruar se shoqatat e dala nga lufta i bashkon përpjekja për drejtësi e barazi.

“Shoqatat e dalura nga lufta përsëri i bashkon përpjekja për drejtësi e barazi. Sepse janë të munguara. Janë të mohuara. Ai/ajo nuk iu nënshtruan kohës. Përsëri kundër shtypjes, por sot në rrethana të reja, protestojnë për drejtësi. Nuk kishte si të jetë ndryshe. I falënderojmë përzemërsisht! Shihemi në protestë!”, ka shkruar Molliqaj.

Ndërkaq, Faton Klinaku nga OVL “UÇK” u ka bërë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së që të marrin pjesë në protestën e së shtunës.

Partia Socialdemokrate (PSD) do të organizojë protestë të shtunën e 24 dhjetorit në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti’” në Prishtinë.

Kjo protestë e kësaj partie vjen pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale, më 26 vjet burgim.

Në një konferencë për medie, kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se kjo protestë është e domosdoshme, pasi sipas tij “në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia”.

Molliqaj, ndër të tjera, tha se do të kërkojnë edhe amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori