ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Asnjë humbje jete nga coronavirusi në 3027 testime është regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar vetëm 3 raste të reja, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë.


Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar. Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë.