LAJMI I FUNDIT:

Vetëm prodhimi i veturave nuk mjafton, Porsche planifikon të zgjerojë biznesin me makina tjera

Vetëm prodhimi i veturave nuk mjafton, Porsche planifikon të zgjerojë biznesin me makina tjera

Sistemi i ri i trafikut dhe udhëtimi i përbashkët, do ta ndryshojnë mënyrën e prodhimit automobilistik

Makinat sportive janë shumë të rëndësishme për Posche, andaj investon vazhdimisht në to, në mënyrë që të jenë edhe më të kërkuara, transmeton Telegrafi.


Pasi që makinat SUV nisën të popullarizoheshin në masë të madhe, u paraqit nevoja që të punohet në këtë drejtim, për të mos mbetur prapa, ndërsa tani, Porsche e ka një sfidë tjetër.

“Qytetet vazhdimisht po punojnë, që të reduktojnë trafikun andaj, derisa veturat për udhëtime të përbashkëta, nuk mjaftojnë, Duhet gjetur mënyra të reja të transportit urban, andaj për të marrë një pjesë të kësaj torte dhe për të qenë të parët që fitojmë, duhet punuar që tani”, ka thënë shefi i financave në Porsche, Lutz Meschke.

Bazuar në hulumtimet që ka bërë Porsche, përfitimet në të ardhmen do të jenë më shumë nga këto makina alternative të prodhimit, se sa veturat e zakonshme. Në anën tjetër, përdorimi i veturave pritet të bëhet vetëm për zbavitje, ndërsa në përditshmëri do të përdoren forma tjera transporti.

Deri më tani, Porsche e ka patentuar një veturë që vozitet vet dhe një makinë fluturuese, që tregon se po punohej për mjete tjera për transport më të mirë. /Telegrafi/