Carlos Tevez i njohur ndryshe si 'Apache", idhull i tifozëve të Boca Juniors dhe legjenda e futbollit argjentinas, në moshën 35-vjeçare, u bë futbollisti i dytë më i trofeshëm në historinë e vendit të tij.

Fitorja e Boca Juniors kundër Rosario Central ka bërë që klubi i Tevez të fitojë Superkupën e Argjentinasës.


Ky ishte trofe i 27-të i karrierës për sulmuesin argjentinas, i cili ka bërë karrierë të bujshme në shumë skuadra të mëdha evropiane.

Pra me këtë trofe, Tevez la pas vetes Lucho Gonzalezin, ndërsa para tij tani është vetëm ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili ka fituar 35 trofe.

Tevez Boca Tevez duke festuar trofeun e 27-të në karrierë (Foto: Alexis Lloret/Getty Images/Guliver)

Tevez deri tek kjo arritje ka ardhur pas fitimit të trofeve me Boca Juniorsin, pastaj Corinthiansin, Manchester Unitedin, Manchester Cityn dhe Juventusin.

Tifozët e Boca Juniorsit e adhurojnë atë, sepse ai bëri atë që shumë yje vetëm e kanë folur, pra në kohën kur mund të luante në nivele të larta, ai u kthye për të luajtur për klubin e qytetit të tij.

Sulmuesi i njohur më së shumti trofe ka fituar me Bocan plot shtatë, ndërsa me Unitedin dhe Juventusin ka nga gjashtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app