LAJMI I FUNDIT:

Vetëm disa grupe entuziastësh ishin mbledhur rreth “Zonës 51”, derisa pritej që hapësira misterioze të pushtohej nga kërkuesit e jashtëtokësorëve

Vetëm disa grupe entuziastësh ishin mbledhur rreth “Zonës 51”, derisa pritej që hapësira misterioze të pushtohej nga kërkuesit e jashtëtokësorëve

Frika se qindra njerëz do të shkonin pranë Area 51 kanë dalë të jenë të pasakta, pasi në këtë bazë sekrete të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, shkuan vetëm disa grupe entuziastësh.

Thirrjes së një postimi të bërë në Facebook gjatë muajit qershor, i ishin përgjigjur disa milionë njerëz, që të hynin në këtë qendër në Nevada më 20 shtator dhe të “shihnin jashtëtokësorët”, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, askush nuk provoi të hynte brenda dhe vetëm një person është arrestuar – sepse urinoi në rrethoja. Hapësira e njohur si “Zona 51” është përfolur shumë shpesh, se është shtëpi e sekreteve ku mbahen sekretet rreth jetës jashtëtokësore.

Arsyeja pse njerëzit po flasin kaq shumë për këtë qendër, është sepse studenti nga Kalifornia, Matty Roberts postoi një shkrim në Facebook, ku kërkonte që të kalohet rrethoja dhe të hyhet brenda.

Brenda tri ditësh, kjo thirrje u bë kryetitull i medieve në mbarë botën, derisa mbi tre milionë njerëz, u shprehën të interesuar të marrin pjesë në këtë organizim. Por, në datën e caktuar, ishin vetëm pak njerëz, duke bërë që organizimi i ushtarëve, që të ndaloi lëvizjen e tyre të jetë i panevojshëm.

Në t njëjtën kohë, banorët e zonës ishin përgatitur mirë, duke hapur lokale dhe ofruar shërbime për mysafirët, por nuk arritën që ta shfrytëzonin afërsinë me qendrën, si mënyrë për ta përfituar të ardhura. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Interesante
Kalo në kategori