LAJMI I FUNDIT:

Vetëm disa ditë para prezantimit zyrtar, rrjedhin imazhet dhe specifikat e Ford Mustang Mach-E

Vetëm disa ditë para prezantimit zyrtar, rrjedhin imazhet dhe specifikat e Ford Mustang Mach-E

Kur kanë mbetur disa ditë para prezantimit, është bë e ditur dukja dhe disa specifika të kësaj makine që mbushet me rrymë

Ford Mustang Mach-E do të prezantohet më 19 nëntor, në një aktivitet në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, mirëpo surpriza për shikuesit ka ardhur më herët se që pritej, transmeton Telegrafi.

Të dhënat lidhur me specifikat dhe dukja që ka kjo makinë, ka ardhur direkt nga Ford, pasi dikush e ka përditësuar ueb-faqen, vetëm pak ditë para se që duhet të ndodhte. Megjithëse postimet janë shlyer për një kohë të shkurtër, disa kanë arritur t’i fotografojnë imazhet e shpërndara.

Në fotografi, mund të shihet kjo makinë që është bazuar në Mustang nga secili kënd, prej dritave të përparme deri te ato të pasme, si dhe mbrojtëset që e rrethojnë në pjesët anësore.

Brendia e makinës, është e ngjashme me atë të modeleve nga Tesla, me ekrane të mëdha, që ofrojnë lehtësiar të shumta.

Versioni bazë i Mach-E do të ketë 255 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, do ta arrijë për 6.5 sekonda. Autonomia e kësaj makine është 370 kilometra, ndërsa ka çmim duke filluar nga 39 mijë euro.

Janë pesë versione të ndryshme të kësaj makine, me më të shtrenjtin që kushton 54,800 euro, ndërsa ofron autonomi deri në 434 kilometra, derisa për 3.5 sekonda do të arrijë nga zero deri në 100 kilometra në orë.

Deri në fund të vitit që vjen, pritet që Ford të fillojë shpërndarjen e kësaj makine, që pritet të jetë shumë e mirë. /Telegrafi/