Heqja e masave kufizuese dhe kthimi në normalitet i aktivitetit ekonomik në vend nuk po sjell shërim të shpejtë në shumë biznese.
Banka Botërore, në një studim të posaçëm, që u publikua këto ditë në lidhje me efektet negative që kanë përjetuar kompanitë e regjistruara në tatime përllogariti se 61 për qind e bizneseve të regjistruara në Shqipëri nuk po rezultojnë fitimprurëse pas heqjes së masave bllokuese.
Studimi mori në konsideratë ecurinë e pagesës së tatim-fitimit, arkëtimet e të cilit janë 65 për qind e parashikimeve fillestare edhe pas heqjes së masave.
Në sektorët me ndikim të lartë të tilla si shërbimet dhe kryesisht turizmi, transporti, etj., ku bizneset regjistrojnë humbjet më të mëdha.
Studimi vlerësoi se, bizneset e lidhura me furnizimin ushqimor, pijet, ato farmaceutike përjetuan ndikim të ulët nga pandemia COVID-19, ndërsa industria tekstile, fabrikat e mobilieve, riciklimi, prodhimi i energjisë, prodhimi i hekurit dhe çimenton patën një ndikim të mesëm nga pandemia.
Studimi vlerësoi se bizneset më të goditura nga kriza ishin shitësit e automjeteve, dyqanet e rrobave dhe këpucëve, ato të produkteve dhe veshjeve sportive të luleve, dhuratave, pjesëve të makinave, aksesore, etj.
Gjithashtu në sektorin e transportit rezultuan me ndikim negativ të lartë, transporti ajror, transporti me taksi sidomos në shërbim të shkollave, transiti, transporti ujor dhe bizneset e tjera që lidhen me transportin. Në sektorin e hotelerisë dhe ushqimit, më të goditurat ishin restorantet dhe lokalet të dedikuara pijeve të forta.
Goditje të fortë pësuan edhe bizneset e lidhura me argëtimin si kompanitë që merreshin me performanca të artit, artistët e pavarur, lojërat dhe rekreacioni në përgjithësi. Me ndikim të lartë negativ u përballën edhe bizneset dentare, kujdesit personal dhe shërbime të tjera personale.
Bizneset e sektorit të informacionit dhe komunikimit u vlerësuam me ndikim të ulët dhe po kështu, edhe bizneset e aktiviteteve profesionale, shkencës dhe aktiviteteve administrative. Kriza pati ndikim të ulët në bizneset që lidhen me shëndetin.
Studimi vlerëson se ndikimi i krizës në ekonominë e përgjithshme është i rëndë, duke ndikuar negativisht në grumbullimin e taksave, në rritjen e deficitit, rritjen e borxheve në ekonomi, rritje të papunësie dhe rënie të të ardhurave për popullatën. /Monitor/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre